“Serbia është proruse fund e krye” / Analisti: Me largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, këtë gjë dëshiron Serbia

Aktuale

“Serbia është proruse fund e krye” / Analisti: Me largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, këtë gjë dëshiron Serbia

Nga: A.SH Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 16:27
Protesta në veri

Analsiti Skenëder Mulliqi prëmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Amerika dhe bota perëndimore sikur që nuk lejuan Milleshoqviqin të krijojë Serbinë e Madhe, të njjetën është dashur ta bëjnë edhe me Vuçiqin.

Ai ngrit shqetësimin se Në Mali të Zi dhe në Bosnje hapur po shkohet drejt një krijimi të Serbisë së Madhe dhe po heshtet për këtë pjesë.

“Serbia është proruse fund e krye, e cila po thuaj asgjë nuk po e “dëgjon” Perëndimin, edhe kur bëhet fjalë për vendosje të sanksioneve Rusisë, të diktatorit Putin. Kjo qasje e Serbisë nuk ishte dashur të gjejë përkrahje të BE-ja ,se te Amerika nuk është duke gjetur përkrahje”, shkruan ai.

Shkrimi i plotë:

Nese Amerika dhe bota perëndimore nuk e lejuan Millosheviqin me luftë të formojë Serbinë e Madhe, nuk ishte dashur tia lejojnë këtë gjë as pasardhësit të tij, Aleksander Vuqiq. Edhe Vuqiq po e ndjek rrugën e Millishoviqit që me luftë të ndanë veriun e Mitrovicës nga jugu dhe më gjerë. Hapat në këtë drejtim Vuqiq i ka marrë së pari në Mal të Zi dhe në Bosnje. Është çudi se si bukur shume është duke u heshtur për ngjarjet në Mal të Zi, dhe ato në Bosnje. Në Mal të Zi përmes partisë dikur të Momir Bullatoviqit dhe Milorad Dodikuit në Bosnje po shkohet haptazi për Serbi të Madhe. Kjo gjë sigurisht së bie ndesh me interesat e BE-së, pos qarqeve të caktuara proruse dhe proserbe.

Është viti i trete që më Mal të Zi po udhëheqë qeveria proserbe dhe proruse, dhe kjo nuk është rastësi. Një shtet i cili është i inkuadruar në NATO, nuk ishte dashur të lejon që të promovohen idetë rusomëdha dhe serbomëdha. Sikur kjo po gjen përkrahje nga dikush? Serbia është proruse fund e krye, e cila po thuaj asgjë nuk po e “ ndëgjon” Perëndimin, edhe kur bëhet fjalë për vendosje të sanksioneve Rusisë, të diktatorit Putin. Kjo qasje e Serbisë nuk ishte dashur të gjejë përkrahje të BE-ja ,se te Amerika nuk është duke gjetur përkrahje. BE-ja sikur po harron se luftërat e karakterit lokal po zhvillohen në tokën e saj. Në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar patëm luftën në ish-Jugosllavi, dhe tash kemi luftën në Ukrainë. Po krijohet përshtypja se po të mos ishte Amerika, BE-ja moti do të kishte humbur ndikimin e saj sidomos në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pos invazionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, kemi invazion edhe politik të Rusisë përmes Serbisë, dhe qarqeve të caktuara pro ruse dhe pro serbe, ne rajon e Ballkanit.

Bota demokratike nuk ishte dashur të lejon një serbomadh si Millorad Dodik, që 25 vite të jetë figura politike kryesore serbe në Bosnje. BE-ja sikur po e heshtë këtë fakt dhe faktin që Dodik edhe pse është në listë në e zezë të DASH, pa rreshtur po kërkon shkëputjën e Republika Serpska nga BH-ja. Aleatë më të mirë të BE-së dhe Amerikës në rajon, sigurisht që janë dhe mbeten shqiptarët. Dhe, shumë logjike do të ishte që bota perëndimore aleatet e tyre në rajon t’i mbron më gjithë forcën. Këtë gjë nuk janë duke e bërë sa duhet mirë disa shtete të BE-së, të cilat sikur po pajtohen që Asociacioni më kompetenca ekzekutive të implementohet, kur dihet se në një të ardhme jo të largët është ndarje e Kosovës mbi baza etnike, që asgjëson multietnicitetin. Me largimin e Listës Serbe nga institucionet e Kosovës, me motivacionin për ndarje, që është e pa pranueshme për vendin është hap konkret drejtë asgjësimit të Kosovës si shtet multietnik. Megjithatë, besoj që NATO, ku rolin kryesor e ka Amerika, nuk do të lejon që lufta nga Ukraina të kalon në Ballkan. Tashmë u bën shumë vite që Rusia e ka humbur ndikimin e saj në ish bllokun e shteteve te Lindjës dhe në Ballkan. Ky ndikim i humbur nuk ishte dashur tu lejohet të kthehet që edhe e kanë synim Putin dhe Vuqiq. Po krijohet përshtypja sikur disa shtete të BE-së po i përkrahin dashur apo pa dashur idetë fashiste të “botës ruse” dhe të “botës serbe”?

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat