Edita Tahiri: Marrëveshje pa njohje sjellja VV-së, jo Kosovës

Aktuale

Edita Tahiri: Marrëveshje pa njohje sjellja VV-së, jo Kosovës

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 16:50
Edita Tahiri

Për ish-kryenegociatoren e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahirin, Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, një marrëveshje finale me njohje reciproke, e cila mund të arrihet gjatë këtyre ditëve në Paris në mes të Kosovës dhe Serbisë mund ta shesë vetëm partisë së tij Lëvizjes Vetëvendosje, e jo Kosovës.

“Kosova ka luftuar dhe ka fituar pavarësinë dhe shtetin me sakrifica më sublime”, ka shkruar ajo në rrjetin e tij social në Facebook.

Ndryshe shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, në Francë në kuadër të Forumit për Paqe të Parisit do të zhvillojë takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Të vazhdojmë përpjekjet për të ndihmuar Republikën e Kosovës dhe të Serbisë për të de-përshkallëzuar, për të zbutur tensionet aktuale dhe për të avancuar në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka shkruar Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano në rrjetin e tij social në Twitter.

Forumi i Paqes në Paris do të jetë momenti vendimtar për fatin e marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takim me presidentin francez, Emmanuel Macron, do të obligohen të japin një përgjigje përfundimtare në raport me planin franko-gjerman.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat