Naim Miftari: Pse komandant nuk i shave edhe argatët e Millosheviqit që vranë vëllezërit tuaj e masakruan popullin tonë?

Aktuale

Naim Miftari: Pse komandant nuk i shave edhe argatët e Millosheviqit që vranë vëllezërit tuaj e masakruan popullin tonë?

Nga: N. Sh. Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 18:08
Ramush Haradinaj dhe Milan Radojçiq

Kryeminsitri Albin Kurti, kishte ftuar opozitën që të takoheshin në lidhje me serbët, që po largohen vazhdimisht nga institucionet e Kosovës.

Në takimi ishin të pranishëm kreu i PDK-së, Memli Krasniq, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj.

Nga ky takim Haradinaj ishte larguar i pari duke thënë se Kurti “po mbante ligjërata”.

Ishte raportuar se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj edhe kishte sha në këtë takim.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se nuk ka kursyer fare gjuhën e tij në takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

“Unë nuk jam njëri nga ata që ia rrehi krahët kur e shoh që po e mbyt veten, e po e mbyt vendin, e po e mbyt shpinë, askujt nuk do ia rrehi krahët. Unë jam munduar ta ballafaqojë Kurtin me rreziqet, me gabimet, me pasojat që do i ketë. Po, nuk e kursej as gjuhën, e asnjë argument tjetër. Mos shko kësaj rruge se je duke e mbytur veten, vendin tënd, subjektin tënd e Qeverinë tënde. Shpresoj që të ketë pasur efekt tek ai, sepse ato nuk janë gjuha ime, por janë pasoja që do i marrë Kosova, por edhe ai vetë së bashku me partinë e tij. Çdo sekondë tash e tutje është tepër pa u kthyer te kërkesa amerikane”, vlerësoi Haradinaj.

Për këtë takim ka reaguar ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Miftari pyet Haradinajn se pse nuk i shau edhe argatët e Millosheviqit, ata që vranë vëllezërit e tij, e që masakruan, dhunuan shqiptarët.

Miftari tutje, ia ka përmend edhe pritjen e Listës Serbe nga Beogradi për të votuar Qeverinë.

“Komandant pse nuk ua shajshe nanën pak edhe këtyre argatëve të Millosheviçit që vranë, djegën, dhunuan, masakruan popullin tonë, vranë edhe vëllezërit e tu, këtyre që i pritshe ka vishin nga Beogradui deri në 12 të natës, me të ba ty kryministër, apo si duket qartë lakmia dhe pushteti ju kanë vërbuar, shteti nuk është diskotekë o komandat Lluk Lluki?!”, shkruan Miftari në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat