Ish-ushtaraku i FSK-së: Pas veriut, Vuçiq synon këtë gjë në Kosovë

Aktuale

Ish-ushtaraku i FSK-së: Pas veriut, Vuçiq synon këtë gjë në Kosovë

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 18:18
FSK

Hysen Gecaj, ish-ushtarak i FSK-së, TMK-së e UÇK-së, ka komentuar situatën në veri të Kosovës pas dorëheqjes sër sërbëve nga institucionet e Koosvës.

Ushtaraku në pension ka bërë edhe një paralajmërim alarmues, duke thënë se pas veriut, Serbia do të tentojë të destabilizojë edhe komunat në jug të Kosovës të banuara me serbë.

“Pas shantazhit në veriun e Kosovës, Vuçiq planifikon destabilizimin e komunave me shumicë serbe në brendi të Kosovës…”, shkroi ndër të tjera Gecaj, që gjatë luftës udhëhiqte Akademinë Ushtarake të UÇK-së në Llaushë të Skenderajt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat