Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar pas vendimit për liberalizimin e vizave.
Krasniqi e quan zhgënjyes vendimin, gjersa ka shtuar se qytetarët e Kosovës mbahen izoluar padrejtësisht nga BE.
"Vendimi i sotëm për çështjen e liberalizimin e vizave është zhgënjyes. Qytetarët tanë do të mbahen të izoluar padrejtësisht nga BE edhe për një vit, ndonëse për disa herë me radhë është konfirmuar nga ndërkombëtarët se Kosova ka përmbushur e kritereve të përcaktuara për lëvizje të lirë", ka shkruar Krasniqi në Facebook.