Abdullahu: ShBA i sanksionoi drejtpërdrejt anëtarët e Qeverisë Kurti

Aktuale

Abdullahu: ShBA i sanksionoi drejtpërdrejt anëtarët e Qeverisë Kurti

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 19:09
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu, e ka quajtur “sanksionim të drejtpërdrejt”, faktin se ShBA u ka kërkuar qeveritarëve të mos udhëtojnë jashtë Kosovës në kohë krize.

Ai ka thënë se kjo tregon se deri ku kanë degraduar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Është zhgënjyese, dëshpëruese dhe shumë shqetësuese deri ku kanë degraduar raportet tona me SHBA-të sa që zyrtarisht nuk lejohen të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pjesëtarët e Qeverisë Kurti. Ky është sanksionim i drejtpërdrejt. Kjo është dëshmi e fortë se nuk ka as koordinim, as planifikim të strategjive të Qeverisë Kurti me SHBA-n”, shkroi ai në Facebook.

Këtë qasje të ShBA’së, Abdullahu e cilëson si metodë të tyre për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Kurti.

“A është kjo Qeveri duke e kuptuar se kjo qasje e SHBA-s me këtë refuzim është metodë të cilën ajo e përdorë për ta shprehur zhgënjimin e madh dhe brengën alarmuese. A është duke e kuptuar kjo Qeveri se krejt kjo mund të kaloj edhe në faza të tjera edhe më refuzuese?”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat