Politologu, Albinot Maloku, foli për takimin e sotëm të Grupit Punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Duke diskutuar për mosarrutjen e konsensusit brenda vendeve anëtare të BE-së për liberalizim të vizave për Kosovën, Maloku tha se Bashkimi Evropian e ka një politikë dyfytyrësie në raport me Kosovën.
“Bashkimi Evropian në raport me Kosovën e ka një politikë dyfytyrësie të jashtëzakonshme, të paparë dhe të pa krahasueshme me asnjërin prej mekanizmave të ngjashëm siç është Bashkimi Evropian ose të faktorit Ndërkombëtarë në tërësi, historikisht dhe jo vetëm tani”, tha ai.
Sipas Malokut kjo lloj dyfytyrësie ia ka humb kredibilitetin edhe Bashkimit Evropian në raport me çdo kërkesë që mund ta ketë për Kosovën.
Maloku theksoi se pas kësaj qytetarët e Kosovës do të kenë një lloj tërheqje dhe do ta zbehin entuziazmin e tyre për mundësinë e lëvizës së lirë.
“Është e natyrshme që qytetarët e vendit do të kenë një tërheqje të ngadalshme të këtij entuziazmi pavarësisht se si qeveri si shtet nuk duhet në asnjë mënyrë ta zbehim vullnet për të lëvizë në kërkesën e së drejtës së qytetarëve të vendit për t’u vlerësuar e jo për të ngelur qytetarët e Republikës së Kosovës si qytetarët të rendit të tretë”, shtoi ai.
Ndërkohë, sot është mbajtur diskutimi i dytë i Grupit Punues të Këshillit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën. Por në këtë mbledhje nuk është arritur konsensus brenda vendeve anëtare të BE-së sa i përket propozimit të Francës që liberalizimi i vizave për Kosovën të lidhet me funksionimin e sistemit ETIAS.