Maloku thotë se Kurti duhet të kërkojë sqarim nga Macroni për mosliberalizmin e vizave

Aktuale

Maloku thotë se Kurti duhet të kërkojë sqarim nga Macroni për mosliberalizmin e vizave

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 19:59
Macron dhe Albin Kurti

Politologu, Albinot Maloku foli për vizitën e Presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti në Paris dhe takimin e tyre me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Duke diskutuat këtë çështje, Maloku tha se Kurti duhet të kërkojë sqarim nga Macron për liberalizmin e vizave për Kosovën pasi që sipas tij Franca është njëra nga shtetet që po i vë kushte Kosovës në këtë proces.

“Konsideroj që Kryeministri Kurti do të duhej së paku edhe të merrte sqarim edhe për çështjen e liberalizmit të vizave pasi që Franca po del njëra nga shtetet kushtëzuese për Kosovën. Kurti do të duhet të insistonte në këtë sqarim drejtpërdrejt nga njeriu i parë i Francës”, tha ai.

Tutje Maloku në Tëvë1 tha se pret nga kryeministri i vendit që  të mos mbajë ligjërim politik rreth Francës në këtë takim por të flasë për problemet e Kosovës.

“Pres që Kryeministri i vendit të mos ketë ligjërim politik për fuqinë dhe potencën e Francës, mirëpo të flasë për çështjen dhe problemet e Kosovës dhe këto kushte të vendosura sidomos të Francës, pra të përqendrohet tek nevojat”,  shtoi ai.

Ndërkohë Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti  kanë takuar në Paris presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Osmani e Kurti ndodhen në Francë, për të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez, Emmanuel Macron.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat