​Krasniqi i drejtohet Osmanit që të merren veprime për shpalljen e zgjedhjeve në veri

Aktuale

​Krasniqi i drejtohet Osmanit që të merren veprime për shpalljen e zgjedhjeve në veri

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 20:17
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, përmes një letre i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të merren të gjitha veprimet për shpalljen e zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.

Sipas letrës, mandati i kryetarit të Mitrovicës Veriore Milan Radojeviq, Zubin Potokut, Srdan Vuloviq, Leposaviqit, Zoran Todiq dhe kryetarja e Zveçanit, Dragisha Miloviq, ka përfunduar në momentin e dorëheqjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat