Ish-ministrja e Puneve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Kosova nuk duhet të ndihet komode në dialog me Serbinë, sepse kjo e fundit lufton deri në momentet e fundit.
Ajo ka theksuar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është gjithmonë në përpjekje për ta vendosur vendin e tij në një pozicion më të mirë.
“Në kemi parë që Serbia është në një ofanzivë. Ne e shohim se Vuçiq gjithmonë është në kërkim të takimeve të reja – të argumentimit të tij politik – që Serbinë ta vendosë në një situatë më të mirë, ndërsa Kosovën e shohim komode”.
“Kurti deklaroi pas Samitit në Berlin, tha mua nuk më duhet as strategjia. Ndërsa sa i përket takimit me Macron, tha nëse me ftojnë do të shkoj”.
“Kosova nuk duhet të ndjehet komode sepse Serbia lufton deri në momentet e fundit që të heqë pika, të bëjë koncesione dhe të maksimizojë kërkesat në favor të saj”.