​Abdixhiku: Tash e një javë jemi në gjendje të rëndë politike në 17% të territorit të vendit

Aktuale

​Abdixhiku: Tash e një javë jemi në gjendje të rëndë politike në 17% të territorit të vendit

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 21:15
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me bashkëpunëtorë, në kuadër të ciklit "LDK ju dëgjon", diskutoi e debatoi me qytetarë e struktura të Degës II, në Prishtinë.

“Ne tash e një javë jemi në një gjendje të rëndë politike në 17% të territorit të vendit, ku ka vakum institucional, juridik të rendit kushtetues të Kosovës dhe nuk ka as edhe një plan të vetëm të Qeverisë së Kosovës për të përmbushur këtë vakum”, tha ndër të tjerash kryetari Abdixhiku.

Ndërsa qytetarët shprehën shqetësimet e tyre për papërballueshmërinë e krizën ekonomike e sociale në vend.

Programi politik i LDK-së buron nga zëri qytetarë; e si i tillë do të ketë zgjidhje për të gjitha sfidat dhe kërkesat e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat