Tahiri-Beqa: Liberalizimi i vizave është bërë qesharak dhe i parëndësishëm

Aktuale

Tahiri-Beqa: Liberalizimi i vizave është bërë qesharak dhe i parëndësishëm

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 22:11
Arta Tahiri-Beqa

Politologia, Arta Tahiri-Beqa ka thënë se liberalizimi i vizave është bërë qesharak dhe i parëndësishëm, pasi çdo qytetar i Kosovës ka humbur durimin.

Sipas saj, çështja e liberalizimit të vizave tregon se është i lidhur me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me thënë të vërtetën më tash liberalizimi i vizave është bërë pothuajse qesharak dhe i parëndësishëm sepse çdo qytetar ka humbur durimin a do të ndodhë apo ajo. Duke analizuar rajonin apo çdo vend tjetër i cili ka marrë pothuajse 10 vite kanë harruar kur kanë marrë liberalizimin e vizave dhe ne diskutojmë akoma a do të bëhet a jo. Kjo tregon që kryekëput është i lidhur me bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë”, ka deklaruar Tahiri-Beqa.

Tahiri-Beqa thotë se sistemi ETIAS nuk është i dëmshëm.

“Sistemi ETIAS është i pari që po përdoret në Kosovë, nuk është i dëmshëm. Liberalizimi është duke u keqkuptuar dhe nga qytetarët sepse liberalizimi i vizave nuk nënkupton që do të ndryshojë jetesa në Kosovë. Efekt pozitiv mund të ketë në aspektin e studimeve”, tha ajo. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat