Abdixhiku: Brenda kësaj dekade është i mundshëm anëtarësimi në NATO

Aktuale

Abdixhiku: Brenda kësaj dekade është i mundshëm anëtarësimi në NATO

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 22:39
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se brenda kësaj dekade është i mundshëm anëtarësimi i Kosovës në aleancën e NATO-s.

I ftuar në Rubikon, ai ka theksuar se anëtarësimi në NATO do të ishte arritja më e madhe e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së saj.

“Ne duhet të kërkojmë me këmbëngulje që ta përfundojmë këtë normalizim me Serbinë, të marrim njohjen e pesë vendeve evropiane, sepse kjo ia hapë dyert Kosovës, nuk po flas për BE apo OKB, po flas vetëm për anëtarësimin në aleancën e NATO-s dhe më pas ne t’i kthehemi çështjeve tona të brendshme”.

“Unë besoj se brenda dekadës së tanishme, me politika të guximshme dhe përparimtare sa i përket aspiratave politike të Kosovës – brenda kësaj dekade, Kosova në NATO është e mundshme”.

“Por, për këtë, na duhet lidership i vërtetë që nuk merret me të kaluarën, që nuk bën kriza, që nuk mbulon këto kriza me skandale të ndryshme dhe që nuk e ka në qafë tërë komunitetin ndërkombëtar, por ulet me aleatët e saj dhe e kupton natyrën e shtetndërtimit”.

“Anëtarësimi në NATO, do të ishte arritja më e madhe historike pas shpalljes së pavarësisë, do të ishte siguri, kufi strategjik i qëndrueshëm përtej çdo matjeje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat