Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri për herë të parë ka folur për armët shurdhuese të cilat gjatë ditës së sotme janë bërë edhe temë diskutuimi në seancën e Kuvendit.
Tahiri ka sqaruar se armët shurdhuese janë të gjata, dhe se të njëjtat shërbejnë për sigurimin e kryeministrit.
Ai ka thënë se në vitin 2011, Zyra e Kryeministrti aso kohe Hashim Thaçit ka blerë armë shurdhuese, e procedurat e të cilave janë nënshkruar nga vet Tahiri.
“Ato janë armë të cilat janë ble nga Zyra e Kryeministrit në vitin 2011. Në atë kohë unë kam rastis me qenë shef i kabinetit që i kam nënshkruar procedurat e blerjes së atyre armëve për kabinetin e Kryeministrit. Pra, janë armë të gjata. Nuk janë armë që ju takojnë këshilltarëve por armë, që i përdorin zyrtarët e sigurimit të kryeministrave”, tha Tahiri.