Zyrtari i lartë i DASH-it viziton Kosovën

Aktuale

Zyrtari i lartë i DASH-it viziton Kosovën

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 09:28
Derek Chollet

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), Derek Chollet, do ta vizitojë Kosovën.

Kështu merr vesh ekskluzivisht klani, nga burime ndërkombëtare.

Nga agjenda që ka parë media, zyrtari i lartë i Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, pritet që në Prishtinë të zbarkojë në fillimdhjetorin e këtij viti.

Hiç më larg se mbrëmë, këshilltari Chollet, përmes një postimi në Twitter, u shpreh i acaruar me vendimet e qeverisë kosovare lidhur me çështjen e targave por edhe me rezultatin e zhvillimeve aktuale.

Lidhur me këtë çështje, veç SHBA-së, edhe vendet e Bashkimit Evropian po bëjnë thirrje që të mos rrezikohet deri në përshkallëzim të situatës, por të përmbushen obligimet ligjore. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat