Hoxha i VV-së i reagon Molliqajt: Sipas tij, Reçaku ka ndodhur për njësimin e targave

Aktuale

Hoxha i VV-së i reagon Molliqajt: Sipas tij, Reçaku ka ndodhur për njësimin e targave

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 10:36
Elvis Hoxha

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, mbrëmë ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes që të mos rrëshqasë në pozicione fashiste kur merret me serbët e veriut. Në këtë kontekst ai bëri edhe një deklaratë që nxiti reagime në opinionin publik.

“Problemi në veri nuk mund të trajtohet me përdorimin e forcës dhe fuqisë. Mënyra si e kemi trajtuar problemin e veriut kohëve të fundit dhe serbëve në veri, unë mendoj se ka rrezik dhe ka ngapak ngjashmëri me qysh na ka trajtu neve Millosheviqi”, ka deklaruar Molliqaj në Pressing.

Kësaj deklarate i ka reaguar anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Elvis Hoxha, i cili përmendi Masakrën e Reçakut për të ironizuar me krahasimin që bëri Molliqaj.

Sipas Dardanit të PSD-së, Reçaku ka ndodhur për njësimin e targave”, ka shkruar Hoxha në Facebook.

Molliqaj po ashtu tha se me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës është dëshmuar që veriu kontrollohet nga Serbia, por shtoi se nuk mund të thuhet që të gjithë serbët janë të instrumentalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat