Një person është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në Gjakovë të enjten në mbrëmje.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Hasi”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Siç raportohet, i ndjeri është Memli Vula, 39-vjeç, nga Gjakova.
Viktima ishte i njohur si dizajner grafik me profesion, ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.