Edhe Behgjet Pacolli udhëton për në SHBA

Aktuale

Edhe Behgjet Pacolli udhëton për në SHBA

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:22
Behgjet Pacolli

Ish presidenti i Kosovës dhe njëherësh kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se është nisur për në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai me një fotografi nga aeroplani ka thënë se është rrugës për tek një ngjarje me “miqtë amerikane”.

“Rrugës tani për në Miami një udhëtim për një ngjarje me miqtë e mi amerikan”, ka shkruar Pacolli, në fotografi.

Edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, javën e ardhshme do të realizojë një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat