Hysamedin Feraj, aktivist i LVV-së e njëherit këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka shkruaj një status në lidhje me vizitën e paralajmëruar të dy liderëve opozitarë në Amerikë.
Sipas tij, opozita nuk po duhet për asgjë në Kosovë, andaj po shkon në Amerikë.
Ai madje tha se mos shkuarja e ministrave në ShBA është për shkak se sipas feraj ata i duhen vendit.
“Opozita le të shkoj në Amerikë, sepse nuk po duhet për asgje në Kosovë? Nuk e di 🤔
- Sa për ministrat, ambasada e SHBA-ve paska thënë duhet të qëndrojnë në Kosovë sepse i duhen vendit:
"Kjo nuk është domosdoshmërisht koha më e përshtatshme që ministrat të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për takime zyrtare, duke pasur parasysh krizën që duhet trajtuar".”, shkroi z.Feraj.