Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, është takuar sot me përfaqësues të Task- forcës britaneze të KFOR-it në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës, në këtë takim është biseduar për nevojën e koordinimit në mes të institucioneve të sigurisë në vend, për garantimin e një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe intensifikimit të takimeve të përbashkëta për funksionimin, punën dhe angazhimin e institucionit të Prokurorisë Speciale.
“Përfaqësuesit e Task- forcës britanike të KFOR-it, kanë shprehur gatishmërinë për të siguruar ambient të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjithë qytetarët, ndërkohë që po vazhdojnë të monitorojmë nga afër situatën e sigurisë, si dhe kanë ofruar bashkëpunim me Prokurorinë Speciale”,shkruan në njoftim.
Kryeprokurori Isufaj citohet të ketë theksuar përkushtimin për të koordinuar veprimet institucionale që garantojnë sundimin e rendit dhe ligjit.
“Me këtë rast Isufaj, ka shprehur vlerësimin e tij të lartë për angazhimin e vazhdueshëm të Task Forcës Britanike të KFOR-it, si dhe i falënderoi për kontributin e tyre në forcimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë”, përfundon njoftimi.