“S’ta qet mirë me mu”/ Zbardhet dëshmia e Bislimit në Polici, ja çfarë i tha Tahiri në seancë

Aktuale

“S’ta qet mirë me mu”/ Zbardhet dëshmia e Bislimit në Polici, ja çfarë i tha Tahiri në seancë

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 14:51
Abelard Tahiri

Një përplasje e ashpër verbale ka ndodhur mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe shefit të GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri.

Për këtë rast prokuroria ka nisur hetimet.

“Prokurori i Shtetit ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme lidhur me këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka dalë në foltoren e Kuvendit dhe tha se shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka sharë dhe fyer pasi iu ndal mikrofoni.

Gazeta mëson se Bislimi, Murati e Tahiri janë intervistuar në stacionin policor në Prishtinë, ndërsa kanë treguar edhe rrjedhjen e ngjarjes.

Sipas burimeve brenda Prokurorisë, Besnik Bislimi ka deklaruar se Abelard Tahiri i ka thënë “s’ta qet mirë me mu”, ndërsa më pas edhe e ka sharë me nënë.

Sipas hetimeve fillestare, nuk ka ndonjë element penal në bazë edhe të deklarimeve fillestare të të përfshirëve në këtë rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat