Flasin nga Prokuroria për kërcënimin e Abelard Tahirit ndaj Besnik Bislimit

Aktuale

Flasin nga Prokuroria për kërcënimin e Abelard Tahirit ndaj Besnik Bislimit

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 15:00
Abelard Tahiri

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për kërcënimin e pretenduar si dhe fyerjet ndaj zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, të enjten në Kuvendin e Kosovës nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Referuar pyetjes suaj, iu njoftojmë se Prokurori i Shtetit gjatë ditës së djeshme i ka autorizuar policinë për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj.

Ndryshe, të enjten në Kuvendin e Kosovës ka pasur një debat të nxehtë në mes të deputetit të PDK-së dhe zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Bislimi kishte thënë se gjatë seancës e cila u mbajt të enjten është kërcënuar nga Abelard Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat