Emisari gjerman tregon se kë takoi në Kosovë e Serbi - vjen me një thirrje urgjente

Aktuale

Emisari gjerman tregon se kë takoi në Kosovë e Serbi - vjen me një thirrje urgjente

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 16:08
Foto nga takimi

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka dhënë detaje për takimet që zhvilloi në Kosovë e Serbi bashkë me homologun slloven, Anzhej Frangesh.

Sarrazin krahas fotografive të publikuara nga takimet ka bërë thirrje për deeskalim dhe tejkalim të tensionit mes Kosovës dhe Serbisë si dhe përfshirje në dialog.

“Me Anžej Frangeš në Kosovë dhe Serbi. Ne takuam Albin kurtin, Besnik Bislimin, Donika Gërvallen si dhe Goran Rakiq nga Lista Serbe, vizituam kufirin e Jarinjes, folëm me kryeministren e Serbisë dhe Petar Petkoviqin.

Urgjentisht nevojitet për deeskalim dhe tejkalim të tensionit po ashtu përfshirje në dialog”, ka shkruar Sarrazin në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat