Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për 311 rekrutët ee Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët sot u betuan dhe morën statusin Ushtar i Kosovës.
Kurti thotë se Ushtria është detyrë dhe projekt madhor.
Kryeministri shton se, dje Kuvendi ka miratua tri projektligje që fuqizojnë bazën ligjore për organizim dhe funskionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për ushtarët.
Ai thotë se, Ushtria po forcohet dhe po zhvillohet për të siguruar ruajtjen e paqes, demokracinë dhe proresin.
Postimi i plotë:
Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor
Në kazermën “Adem Jashari” sot u betuan 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe morën statusin Ushtar i Kosovës.
Ndërsa dje, me shumicë votash Kuvendi miratoi tri projektligje që fuqizojnë bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së: plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes.
Ushtria jonë po forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin. U jemi mirënjohës partnerëve, vendeve mike e aleate për gjithë përkrahjen në modernizimin dhe trajnimin e FSK-së.