​Osmani: Ushtria jonë do të forcohet edhe më shumë

Aktuale

​Osmani: Ushtria jonë do të forcohet edhe më shumë

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 21:15
Ilustrim

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani duke komentuar betimin e 311 rekrutëve që janë betuar për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ka thënë se kjo është ditë krenarie.

Sipas saj, 311 rekrutë të rinj, nga sot do e forcojnë edhe më shumë Ushtrinë tonë.

Përndryshe, sot është mbajtur ceremonia e betimit të ushtarëve të rinj, ku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se Kosova nuk është shtet që ka pretendime territoriale por ndjehet e kërcënuar nga pretendime të tilla prej Serbisë.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në tokën evropiane derisa Rusia nuk heq dorë nga Ukraina dhe Serbia nga Kosova.

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri të ditur se më 28 nëntor hapet konkursi për pranimin e mbi 600 ushtarëve të rinj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat