Sveçla fotografohet me Hovenier në festën për ditëlindjen e trupave të marinës amerikane

Aktuale

Sveçla fotografohet me Hovenier në festën për ditëlindjen e trupave të marinës amerikane

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 22:04
Xhelal Sveçla dhe Jeff Hovenier

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me gruan e tij, Meritën, morën pjesë në festën e ditëlindjes së trupave të marinës amerikane.

Sveçla postoi fotografi së bashku me Meritën dhe ambasadorin amerikan Jeff Hovenier.

Ministri Sveçla tha së është mirënjohës pa fund për ata që me trupat e tyre u angazhuan e siguruan gjithmonë vetëm paqe.

“Me Meritën patëm kënaqësinë e veçantë që sonte, bashkë me mysafirin e nderit e mikun tonë, Ambasadorin Amerikan Jeffrey Hovenier, të festojmë ditëlindjen e trupave të marinës amerikane.

Mirënjohje pa fund për ata që me trupat e tyre u angazhuan e siguruan gjithmonë vetëm paqe. Semper fidelis!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat