Analisti Visar Xani, ka folur për zhvillimet e fundit në vend.
Sipas tij, përpjekja ndërkombëtare për të përmbyllur këtë krizë mes Kosovës dhe Serbisë, me një rezultat konkret, sa duket afër, por me raste duket shumë larg.
“Takimet të cilat janë përmendur dhe janë duke u tentuar të mbahen dhe të shtyhet dinamika e dialogut janë zakonisht të rëndësishme. Koncentrimi dhe përpjekja ndërkombëtare për të mbyllur këtë krizë, me një rezultat konkret, sa duket afër, por me raste duket shumë larg. Dhe nëse do të kemi koncentrim dhe prioritete vërtetë për jetën e qytetarëve dhe për të gjetur një zgjidhje, ajo mund të gjendet jo me vështirësi shumë të mëdha. Por nëse kemi kalkulime dhe skenarë politike e siç duket Beogradi po përdor jashtëzakonisht shumë dhe veçse ka filluar të implementojnë skenarët e veta, jo vetëm për Kosovën por edhe për një shtet i cili do të ishte shumë më i organizuar”, ka deklaruar Xani
Xani tha se nëse nuk ka ndërhyrje ndërkombëtare, mund të ketë kriza edhe më të rënda në ditët në vijim.
“Për Kosovën këto janë sfida reale dhe nëse nuk do të kemi një ndërhyrje qoftë ndërkombëtare, apo personave me ndikim, atëherë i bie se mund të kemi kriza edhe më të rënda në ditët në vijim, gjë që lehtësisht mund të kalohet kjo situatë dhe lehtësisht të eskalojë”, shtoi Xani.