Gazetari Xhevdet Pozhari i ka reaguar ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla pas publikimit të fotografisë me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Pozhari, ka thënë se nuk mjaftojnë vetëm fotot, por edhe duhet të dëgjohen, pasi që miq më të mirë shteti nuk mund të ketë.
“Nuk mjaftojnë vetëm fotot. Duhet edhe me i dëgju.Veçanërisht në rrethana kur ky popull ka mjaft halle. Pas pandemisë, inflacionit, grevave, tensioneve, na duhet pak qetësi. Miq më të mirë nuk kemi dhe as që mund të gjejmë!”, ka shkruar ai.
Sveçla ndërkaq, ka marrë pjesë në ditëlindjen e trupave të marinës.
Sveçla ka publikuar një fotografi nga një festë së bashku me ambasadorin e SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovernier, duke e quajtur mik.