Ish Komandanti i Njëstitit Policor e ushtarak të UÇK-së, Hafir Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar sjelljet e liderëve opozitarë, Ramush Haradinaj, Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurti.
Ai ka thënë se këta të tre i frikësohen dhe e xhelozojnë kryeministrin,
Sipas tij, Haradinaj, Krasniqi e Abdixhiku, po mundohen me të gjitha mundësitë që kanë ta pengojnë, ta sabotojnë, ta nënvlersojnë të shkatërrojnë punën e Kurtit dhe Qeverisë aktuale!
Por, Hoxha ka thënë se në të gjitha epitetet negative që ia adresuan Kurtit, këta liderë opozitarë dështuan.
Postimi i plotë:
Pse këta tre aq shumë i frikësohen dhe e xhelozojnë Albinin!?
Këta tre po mundohen me të gjitha mundësitë që kanë ta pengojnë, ta sabotojnë, ta nënvlersojnë të shkatërrojnë punën e Kurtit dhe Qeverisë aktuale !
E bëjnë me kritika me vend, por më shumë pa vend dhe pa argumente, me dezinformata dhe propaganda të pa dinjitetshme.
HAJN: U munduan t’i thonë hajn, por u koritën sepse nuk kishin fakte dhe ky epitet nuk ju “dhezi”!
TRADHTAR: U munduan t’i thonë tradhtar, nuk kishin fakte as argumente, e panë se e dëmtojn vetën u ndalën!
MALAZEZ –CeRNOGORAC: E provuan, i poshtëruan ti gjithë shqiptarlt e Malit të Zi, i ranë pishman pse e quajtën ashtu!
TUTC –FRIKACAK: U munduan t’i thonë tuc, por kur i analizuan veprimet e tij dhe folën të tjerët për te edhe sa ishte në burgjet Serbe edhe me këtë epitet u ngulën!
MASHTRUES ! Tani u ka mbet vetëm mashtrues me e quajt! Këtë term munden me e përdor më gjatë pasi premtimet e bëra në fushat nuk mundet t’i realizojë për dy vite, prandaj u duket se kanë të drejt me e quajt ashtu.
Ke qysh ke, xhelozinë dhe inatin që këta e shprehin ndaj Kurtit është shumë e ngjajshme me atë të Vuçiqit e kjo sjellje e keqe kta tre do t`i dëmtoj përsëri!
Nuk jam VV, as me Albinin, por si kryeministër në këtë kohë është inteligjent, i guximshëm, i dijshëm dhe shumë i përcaktuar dhe serioz!