Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës pwr situatën në veri të vendit.
Ai ka thënë se veriu nuk do të mund të bëhet me masa policore.
Sipas tij, një proces i tillë mund të bëhet vetëm me masa politike.
“Mendoj se stabilizimi i veriut dhe dialogu do të shkojnë paralelisht njëra me tjetrën, tanimë në rrethana të komplikuara dhe të paparashikuara në veri, ku tani Serbia po mundohet ta vë de-fakto në jetë autonominë territoriale apo ndarjen e kësaj pjese nga Kosova. Këtu duhet të kemi të qartë se riintegrimi i veriut nuk do të mund të bëhet me masa policore, por me masa politike, të cilat pastaj do të shpien në zbatimin e plotë të rendit dhe të ligjit në këtë pjesë të vendit”, ka thënë Peci.