Pozhari ‘alarmon’ Kurtin: Kujdes! Je afër të shkelësh ‘minën’ e vendosur në dialogun me Serbinë!

Aktuale

Pozhari ‘alarmon’ Kurtin: Kujdes! Je afër të shkelësh ‘minën’ e vendosur në dialogun me Serbinë!

Nga: A.M Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 13:41
Analisti Xhevdet Pozhari dhe Albin Kurti

Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar dialogun Kosovë-Serbi dhe vendimin e Kurtit për targat ilegale serbe.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se deri tani në dialog Albin Kurti me asgjë nuk ka gabuar.

Megjithatë, Pozhari paralajmëroi Kurtin se nga java e ardhshme e tutje këmba e tij është afër të shkel "minën" e vendosur në dialog.

“Deri tani në dialog Albin Kurti me asgjë nuk ka gabuar. Përkundrazi. Por, nga java e ardhshme e tutje këmba e tij është afër të shkel "minën" e vendosur në dialog. Kujdes! Më nuk do të mund të kthehesh prapa. Por, është në të drejtën tënde të bësh ç'të duash”, u shpreh Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Jo rrallëherë kam thënë se në procesin e dialogut Albin Kurti është duke ecur në një fushë të minuar nga lëshimet e atyre që ishin më parë në pushtet. Deri më tani ka ecur jashtëzakonisht me kujdes.

Mirëpo, do të ishte e pandershme nëse ne që e kemi përkrahur nuk do ta sinjalizonim se gjatë javës së ardhshme mostërheqja e vendimit për targat është e njëjtë si vendosja e këmbës në një prej minave të shumta. Dhe se e ardhmja e vendit do të merr një kahje të pakthyeshme!

Veriu nuk do të "çlirohet", përkundrazi do të këputet përfundimisht.

Cilido që të jetë vendimi i kryeministrit unë do ta respektoj. Nuk i përkas atyre që gjykojnë ashpër apo mundohen të shesin mend duke e akuzuar njërën palë apo duke e mbrojtur tjetrën.

Thjeshtë, shumë përkrahës që me të drejtë e kanë konsideruar Kurtin si shpresën e fundit për të ndryshuar diçka për mbarë në këtë vend, kokëfortësinë e mëtutjeshme në vendimin për targat, veçanërisht pas insistimeve të SHBA, e konsiderojnë të tepruar.

Nuk zgjidhet gjithë ky lëmsh i krijuar për më shumë se një dekadë me vendime të pamatura dhe të shpejta.

Deri tani në dialog Albin Kurti me asgjë nuk ka gabuar. Përkundrazi. Por, nga java e ardhshme e tutje këmba e tij është afër të shkel "minën" e vendosur në dialog. Kujdes! Më nuk do të mund të kthehesh prapa. Por, është në të drejtën tënde të bësh ç'të duash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat