Koci: Osmani e Kurti bënë mirë që në Paris morën bashkëshortët

Aktuale

Koci: Osmani e Kurti bënë mirë që në Paris morën bashkëshortët

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:08
Arianit Koci

Avokati i njohur Arianit Koci ka lavdëruar paraqitjen e kryeministri Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani në darken protokollare të presidentit të Francës, Emanuel Macron.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ka qenë veprim i mirë i presidentes edhe kryeministri në atë darkë kanë marrë edhe bashkëshortët.

“Po më vjen mirë që edhe Presidentja edhe Kryeministri në darka protokolare shtetërore, i kane me vete edhe bashkëshortët.

Përpara, kjo ka ndodhur pak, ose aspak! Thuaja gjithmonë, liderët e përparshëm - sidomos burrat, i kemi parë në ceremoni, pa gra!”, ka shkruar Koci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat