Shkarkimi i Visar Korenicës, deputet i Kuvendit të Kosovës, nga funksioni i koordinatorit në Qendrën e LVV-së në Rahovec ka filluar të ngjallë reagime.
I pari i reagim është i një kolegu të tij nga radhët e LVV-së. Eman Rrahman, deputet i Kuvendit, e ka cilësuar si jo demokratik shkarkimin e Korenicës për shkak të qëndrimit të tij kundërshtues ndaj projekt-kodit civil.
Rrahmani theksoi se kjo ngjarje do të humbasë më së shumti vetë Lëvizja Vetëvendosje, pasi, sipas tij, Korenica është dpeutet e aktivist shembull.
“Shkarkim jo demokratik, ku nga kjo më së shumti do të humbë Lëvizja VETËVENDOSJE! Visari është deputet e aktivist shembull!”, deklaroi z.Rrahmani.