Shkarkimi i deputetit Visar Korenica nga pozicioni i koordinatorit të LVV-së ka shkaktuar reagime të shumta.
Përveç analistë, kanë reaguar edhe kolegët e Korenicës, pra deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gramos Agusholli, deputet i LVV-së nga Peja, ka thënë se shkarkimi i Korenicës do ta dëmtojë më tepër Lëvizjen Vetëvendosje.
Tutje, Augsholli deklaroi se Korenica është faqebardhë, sepse “është treguar konsistentë dhe parimor
“Kjo flet se Visari është parimor dhe se nuk pranon të shkelë mbi vlerat në të cilat beson. Ai është punëtor e aktivist i madh i Lëvizjes, e që gëzon përkrahje edhe në mesin e votuesve. Penalizimi i tij në këtë formë më tepër e dëmton Lëvizjen se sa vet atë. Ai është faqebardhë, sepse është treguar konsistentë dhe parimor.”, tha Agusholli.