​KFOR i përkushtuar për të mbështetur paqen

Aktuale

​KFOR i përkushtuar për të mbështetur paqen

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 16:29
KFORI-i

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, është takuar me përfaqësuesin më të lartë të Kishës Katolike në Kosovë, peshkopin Dodë Gjergji.

Sipas KFOR-it, takimi ishte një mundësi për të nënvizuar rëndësinë e feve në promovimin e dialogut dhe konfrontimit të sinqertë ndërmjet qëndrimeve të ndryshme.

“KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si mandat i tij i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Bashkuar të vitit 1999”, thuhet nw njoftimin e KFOR

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat