Bildt: Nuk pres përparim e as përshkallëzim të shpejtë mes Kosovës e Serbisë

Aktuale

Bildt: Nuk pres përparim e as përshkallëzim të shpejtë mes Kosovës e Serbisë

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 17:54
Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt

Ish-ministri i Jashtëm i Suedisë, Carl Bildt, ka thënë se nuk pret që tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë të çojnë në përshkallëzim të situatës, por as të zgjidhen shpejt.

Në një bisedë të shkurtër për mediumin njujorkez GZERO, i pyetur nëse zhvillimet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë janë fillimi i diçkaje më shumë, ish-ministri suedez thotë se “jo domosdoshmërisht”.

“Jo domosdoshmërisht. Është një vazhdimësi e vështirësive që kanë qenë deri më tani. Marrëveshja për targa ashtu dhe për një asociacion të komunave serbe të Kosovës është e para disa viteve më parë. Kjo gjithashtu përkon me përpjekjet e BE-së dhe SHBA-së për të pasur zgjidhje më të qëndrueshme të problemit. Nuk pres përparim të menjëhershëm. Nuk pres ndonjë eskalim të menjëhershëm”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat