“Fillimi i ndarjes së territorit të Kosovës”/ Tomë Gashi flet për Asociacionin!

Aktuale

“Fillimi i ndarjes së territorit të Kosovës”/ Tomë Gashi flet për Asociacionin!

Nga: M.H. Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 19:47
Tomë Gashi

Një nga temat më të përfolura këto ditë mbetët arritja e një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo kërkesa e përkohshme e Serbisë për Asociacion nuk po pranohet nga kryeministri Kurti.

E në lidhje me këtë ka folur avokati Tomë Gashi.

Ai ka përmendur që Asociacioni ka qenë që nga viti 2013 mirëpo që është nënshkruar nga Thaçi dhe Mustafa në vitin 2015.

Ajo se çfarë përmend Gashi është se në dallim prej Thaçit, Mustafa e ka dërguar këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese.

Por, avokati rithekson që Asociacionin nuk do ta pranoj asnjëhere kryeministri Kurti.

Ky Asociacion ka qenë që nga viti 2013 mirëpo që është nënshkruar në vitin 2015, nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Isa Mustafa bëri pak më mirë se Hashim Thaçi sepse dërgoi atë në Gjykatën Kushtetuese. Ky Asociacion është një rilindje shumë e keqe për Kosovën, me ato kompetenca ekzekutive që janë paraparë të jenë dhe nuk duhet lejuar të pranohet. Mirëpo prap po them që me Albin Kurtin kjo gjë nuk do të ndodhë, me dikë tjetër nuk e di.

Sepse kjo do të ishte fillimi i ndarjes së territorit apo i shkatërrimit territorial të Kosovës dhe nëse Kosovës i largohet kjo pjesë, që është pjesa më e mirë e jona, sepse atu e kemi Trepçën dhe Ujmanin”, u shpreh Gashi.

Më poshtë gjeni deklaratën e plotë të avokatit Gashi.

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat