EULEX përkujton viktimat e aeroplanit që u rrëzua në verilindje të Mitrovicës në vitin 1999

Aktuale

EULEX përkujton viktimat e aeroplanit që u rrëzua në verilindje të Mitrovicës në vitin 1999

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 20:04
EULEX

Një delegacion i stafit të EULEX-it nga Italia kanë përkujtuar këtë të shtunë 24 viktimat e rrëzimit të fluturimit 3275 në verilindje të Mitrovicës më 12 nëntor 1999.

Kështu është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të EULEX-it në Facebook, ku janë publikuar edhe fotografi nga ceremonia e vendosjes së kurorave me lule.

Tutje, thuhet se edhe pse kanë kaluar 23 vite, ata do të kujtohen gjithmonë.

Një delegacion i stafit të EULEX-it nga Italia i bëri nderimet e tyre 24 grave dhe burrave që humbën jetën tragjikisht më 12 nëntor 1999 kur aeroplani çarter i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i njohur si fluturimi 3275, u rrëzua në kodrën e malit Piceli, në verilindje të Mitrovicës”.

“Kanë kaluar 23 vite, por ne do t’i kujtojmë gjithmonë”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

23 vite më parë, më 12 nëntor 1999, aeroplani çarter i Programit Botëror të Ushqimit të OKB-së, i njohur si fluturimi 3275, u rrëzua në kodrën e malit Piceli, në verilindje të Mitrovicës, duke shkaktuar vdekjen tragjike të 24 grave dhe burrave, kryesisht zyrtarë ndërkombëtarë dhe punëtorë humanitarë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat