Ky është personi që shkaktoi aksidentin ku vdiq 22-vjeçari

Aktuale

Ky është personi që shkaktoi aksidentin ku vdiq 22-vjeçari

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 21:25
Ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën ‘Beteja e Koshares’ në Pejë, ku si pasojë ka humbur jetën 22-vjeçari, Arjan Zekaj.

Burimet e medieve brenda Prokurorisë bëjnë me dije se shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet, është Ali Morina, 73-vjeçar.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur për shkak të një kthimi të pasigurt të Morinës, i cili me këtë veprim i kishte bllokuar rrugën të riut që po drejtonte motoçikletën.

Mediet mësojnë se si pasojë e kësaj, Zekaj është ndeshur në automjet e më pas është përplasur me një shtyllë elektrike.

22-vjeçari është dërguar me urgjencë për në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, mirëpo i njëjti nuk kishte arritur që t’i përballojë plagët e marra. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat