Hoti kërkon transparencë për planin franko-gjerman, kjo është thirrja për qeverinë Kurti

Aktuale

Hoti kërkon transparencë për planin franko-gjerman, kjo është thirrja për qeverinë Kurti

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:27
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se se deri transparenca nga Qeveria ndaj Kuvendit të Kosovës, si dhe publikut në përgjithësi, për propozimin franko-gjerman ka qenë zero.

Me anë të një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ai ka thënë se debati formal për dialogun duhet të sillet në Kuvend në mënyrë që të sigurojë transparencë për këtë proces dhe për të ndërtuar konsensusin politik.

“Nëse Qeveria vlerëson se ky propozim është bazë e mirë për të lëvizur më lehtë drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe njohjes reciproke, do të duhej të informohej Kuvendi dhe publiku në mënyrë që të sigurohej konsensusi politik dhe shoqëror. Për më tepër, informimi i Kuvendit nuk është në diskrecion të Qeverisë, por është obligim kushtetues i Qeverisë ndaj Kuvendit pavarësisht se çfarë mendon Qeveria për këtë propozim”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai tutje ka thënë se është e domosdoshme që debati formal mes forcave politike për dialogun të zhvillohet në Kuvend, pasi sipas tij në këtë formë sigurohet transparenca ndaj publikut, përmbushet obligimi kushtetues për raportim si dhe ndërtohet konsensusi politik e shoqëror. 

“Asnjëherë Kosova nuk ka pasur opozitë më mbështetëse për dialogun sesa tani. Kjo rrethanë duhet të shfrytëzohet për të lëvizur përpara”, përfundon njoftimi i tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat