Ambasadori francez nga Memoriali “Adem Jashari”: S’është koha që tensionet të rriten

Aktuale

Ambasadori francez nga Memoriali “Adem Jashari”: S’është koha që tensionet të rriten

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 13:46
Olivier Guerot

Ambasadori francez në Kosovës, Olivier Guerot e ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku ka thënë se s’është koha për të lënë tensionet që të rriten.

Guerot theksoi se është i prekur nga madhështia dhe nga gjurmët që ka lënë pas.

“Isha dje në memorialin e Adem Jasharit dhe rreth 60 të afërmve që u vranë në vitin 1998. I prekur thellë nga madhështia e këtij vendi dhe nga gjurmët e dhunës brutale. 25 vjet më vonë, nuk është koha për të lënë tensionet të rriten”, ka shkruar Guerot në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat