Analisti Shkelzen Gashi nëpërmjet një postimi në Facebook njoftoi se është në përfundim të një libri me tematikë të rëndë.
Gashi ka shkruar se do të dëshironte që leximet e fundit të librit para botimit t’i bënte në një nga villat e sekuestruara në Brezovicë.
E për këtë u ka sugjeruar organeve shtetërore që villat e sekuestruara t`I vendosin në shërbim të qytetarëve që punojnë në interes të publikut, duke aluduar edhe në vetveten.
Postimi i plotë:
jam në përfundim të një libri me tematikë shumë të randë. kishte me qenë shumë mirë që leximet e fundit të këtij libri para se me e nisë për shtyp, me i ba në një vend si brezovica.
ndoshta nuk kishte me qenë keq që organet shtetërore që i kanë sekuestru villat e ish pushtetarëve në brezovicë, me i vu ato në dispozicion të qytetarëve që bajnë punë në interes të publikut.
për shembull, kisha pasë qejf që librit që jam tu e përfundu me ia dhanë dorën e fundit nëpër këto villa të sekuestrueme në brezovicë... një natë në villën e enver hoxhajt, tjetrën në atë të bekim çollakut, e kështu me radhë...