Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar për vizitën që gjatë javës së ardhshme do ta bëjë në Bruksel e Uashington DC.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka shkruar se Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara - do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.
“Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë
Gjatë javës së ardhshme do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington DC. Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara - do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.
Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne! 🇺🇸 🇽🇰 🇪🇺