​Shpërthimi në Stamboll, Sveçla: Ndajmë dhimbjen me të gjithë popullin turk

Aktuale

​Shpërthimi në Stamboll, Sveçla: Ndajmë dhimbjen me të gjithë popullin turk

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 20:26
Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka reaguar pas shpërthimit në Stamboll që la gjashtë të vdekur dhe 81 të plagosur, duke thënë se në këto momente të vështira, ndajmë dhimbjen me të gjithë popullin turk, me institucionet atje e në veçanti me familjarët e viktimave.

“Me keqardhje sot morëm lajmin e një shpërthimi në Stamboll nga i cili humbën jetën 6 qytetarë e dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Të gjithë të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë. Lutemi që të jetë rasti i fundit që ka tronditur popullin turk dhe të gjithë ne”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

“Shpresojmë në zbardhjen sa më të shpejtë të të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje të kobshme”, ka shtuar ai.

Ndryshe, tash për tash nuk dihet shkaktari i shpërthimit në Stamboll, por autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për një sulm të mundshëm terrorist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat