Kurti: Lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas shpërthimit në Stamboll, ku mbetën të vdekur të paktën 6 persona dhe 81 të tjerë u plagosën.
Ai në një postim në Twitter ka shprehur ngushëllimet e tij të përzemërta Republikës së Turqisë.
“Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e atyre që humbën jetën, ndërsa të plagosurve u uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Kurti.