Asnjë shtetas nga Kosova s’është në mesin e viktimave apo të të plagosurve në Stamboll

Aktuale

Asnjë shtetas nga Kosova s’është në mesin e viktimave apo të të plagosurve në Stamboll

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 23:14
Foto ilustrim

Ambasada e Kosovës në Ankara ka bërë të ditur se asnjë shtetas kosovar nuk është në mesin e të lënduarve apo viktimave në Stamboll.

Në një postim në Facebook, ambasada bën thirrje që ata të cilët ndodhen në Stamboll të jenë vigjilentë dhe të ndjekin këshillat e autoriteteve lokale të sigurisë.

Luten shtetasit tanë të cilët gjenden në Stamboll që në rast nevoje të kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll”, thuhet në njoftim.

Ky është numri ky qytetarët e Kosovës mund ta kontaktojnë: +90 (531) 105 63 91.

Ndryshe, të paktën 6 persona kanë gjetur vdekjen dhe 81 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi sot pasdite në Stamboll. Autoritetet turke dyshojnë se bëhet fjalë për një akt terrorist. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat