Analisti Shkëlzen Gashi ka publikuar një fotografi nga krimet e kryera të ushtarëve serbë ndaj shqiptarëve.
Kjo fotografi vjen si reagim i tij, ndaj FSK-së dhe minsitrit Xhelal Sveçla, pasi morën pjesë dhe nderuan ushtarët serbë në varrezat e krishterëve në Prishtinë.
Krejt kjo ndodhi pasi ambasada gjermane dhe franceze, më 11 nëntor, me organizimin e ambasadës së Gjermanisë dhe Francës, në varrezat e krishterëve në Arbëri, u mbajt ceremonia e 104 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, me ç ‘rast u përkujtuan të gjithë të rënët e kësaj lufte në Kosovë dhe Ballkan.
Postimi i plotë:
Më 11 nëntor 2022 Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë, organizuan në varrezat e krishtera në Arbëri të Prishtinës një ceremoni për 104 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Në këtë ceremoni mori pjesë edhe Garda Ceremoniale e FSK-së, e cila qëndroi gatitu pranë pllakës përkujtimore të ushtarëve të rënë sërbë në vitet 1912-1918. Për më keq, në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Ministri i Brendshëm i Kosovës, z. Xhelal Sveçla.
Këtu po e sjellë një fotografi të bërë nga agjencia franceze ‘Agence Rol’ në nëntor të vitit 1912 në Prishtinë, e cila dëshmon më së miri për krimet e ushtarëve sërbë ndaj civilëve të pafajshëm shqiptarë.
Garda Ceremoniale e FSK-së, Ministria e Brendshme e Kosovës, Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë dhe Ambasada e Francës në Prishtinë duhet t’u kërkojnë ndjesë qytetarëve të Kosovës.