Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar deklaratat e krye diplomatit të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell,i cili tashmë ka treguar se ka paraqitur një propozim për zgjidhjen e situatës së tensioneve të reja mes Kosovës dhe Serbisë.
Pozhari ka hedhur dilema nëse zgjidhja e BE-së për këtë çështje do të jetë e mire.
"Qato SHBA insistonte që të shtyhet vendimi për targa. Se kur e marrin në dorë evropianët, veç zgjidhje të mirë nuk ka. Sa ka pas për liberalizim të vizave deri tash! Kur nuk e ngon "nonën", e ngon "njerkën", ka shkruar ai.
E kryediplomati Borell tha se liderëve të Kosovës e Serbisë u ka dhënë një propozim se si të zgjidhet situata.
“Kosova dhe Serbia më kanë mbajtur të zënë. Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiq. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër. Duhet të dalim nga pikëpamja e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, propozim që duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë.” – u shpreh z. Borrell.