Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se për AAK vendi ndodhet në një situatë kritike lidhur me gjendjen në Veriun e Kosovës.
Tahiri bëri të ditur se AAK ka thirrur interpelancë me kryeministrin Kurti, por që një gjë të tillë për këtë javë nuk e kanë arritur.
Deputeti i PDK-së tha se për Kurtin më e rëndësishme është të jetë jashtë vendit, sesa brenda tij.
“Për AAK një moment është shumë kritik sot për Kosoven, është ajo e gjendjes në Veriun e Kosovës. Kemi thirrur një interpelancë me Kryeministrin, në Kryesi e diskutuam këtë që ndodh këtë javë, por siç po shihet agjenda e Kurtit është me e rëndësishme me qenë jashtë vendit, sesa brenda vendit, dhe pra nuk arritëm të dakordojmë një date të caktuar për një interpelance këte javë. Ky është shqetesim shumë i madh, pasi mendojmë se tani më shumë se kurrë duhet çasja serioze e displinume e gjithëpërfshirëse. Synimi i interpelancës është t’i jap një zgjidhje një situate tepër të rëndë të sigurisë dhe politikes ne vend”, tha Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.