KEDS: Për një javë 187 konsumatorë u kapën duke e vjedhur energjinë elektrike

Aktuale

KEDS: Për një javë 187 konsumatorë u kapën duke e vjedhur energjinë elektrike

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Korporata Energjetike e Kosovës (KEDS) bën të ditur se rreth 200 konsumatorë brenda një jave janë kapur duke vjedhur energji elektrike.

Sipas KEDS, planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në këtë korporatë vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore.

Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet  dhe nën distriktet janë kryer 1963 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 187 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike. Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm”, thuhet në njoftim.

Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat